Erling Haland është një nga futbollistët më të mirë të Europës për momentin, me 21-vjeçarin që disa ditë më parë u zyrtarizua si lojtari më i ri i Mançester Sitit.
Forma fizike është çelësi i suksesit të tij, me Haland që i kushton shumë rëndësi një diete specifike që e lejon të jetë në maksimum.
Norvegjezi bazohet shumë te mënyrë e të ushqyerit që ndjek Kristiano Ronaldo, me portugezin që i kushton një rëndësi të veçantë mishit të pulës, gjë që e bënë dhe Haland.
Pasta dhe produktet e detit janë gjithashtu thelbësore në dietën e tij, me sulmuesin i cili këto ushqime i konsumon 6-herë në ditë për të shtuar sa më shumë masë trupore.
Haland ka theksuar se ka një dobësi dhe për ushqimet fast-food, por që i konsumon vetëm kur rikthehet në atdhe dhe ndodhet me shokët e tij, ai e ka cilësuar shpesh se ketë mund ta bëjë kur gjendet në periudhë pushimesh.