Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, i është përgjigjur negativisht interesimit të Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës.
Të dyja klubet kanë shfaqur interes për kampionin e Afrikës me Senegalin, por vetë Mane duket i kënaqur në Liverpul dhe vështirë se do të largohet nga “Anfield”-i të paktën në këtë sezon.
Ai ishte heroi i Liverpulit në suksesin 1-2 përballë Aston Vilës, teksa pas ndeshjes, duke iu përgjigjur interesit të Bajernit e Barçës ka thënë:
“Unë jam shumë i kënaqur këtu në Liverpul dhe mendoj se kur të fitojmë ndonjë trofe më shumë do të jem edhe më i lumtur.
Dua të shfrytëzoj çdo moment dhe dua të bëj më të mirën për të ndihmuar shokët e mi.
Falë tyre gjithçka është më e thjeshtë”, ka deklaruar Mane.