Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, ka takuar kryetarin e FFK-së, Agim Ademi dhe disa nga ish bashkëlojtarët e tij, Isa Sadriun, Muharrem Sahitin etj.
Ai bisedoi për shumë gjëra, sidomos për ecurinë e futbollit të Kosovës.
“Ishte kënaqësi që u takova me veteranët e Kosovës në Bruksel dhe me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ku me njoftoj për shumë ide për futbollin e Kosovës në përgjithësi.
Xhevdet Muriqi e Muharrem Sahiti
Po ashtu me njoftoj për investime dhe për ndërtimet e fushave të futbollit në Kosovë.
Dhe jam falënderues për gjeneratën tonë se po na bashkon për vite me radhë.
Veteranët
I uroj suksese në udhëheqjen e futbollit të Kosovës”, thotë Muriqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.