Sulmuesi i ri Elton Krasniqi i bashkohet skuadrës së Stuttgart U-19.
Në sezonin e ardhshëm, Krasniqi, do të paraqitet për Stuttgart U-19. 17-vjeçari më parë ka luajtur për Hannover 96.
Në sezonin e kaluar, ai shënoi tetë gola në njëmbëdhjetë ndeshje në B-Junior Bundesliga, ai gjithashtu bëri nëntë paraqitje në A- Junior Bundesliga. Elton Krasniqi ka gjashtë paraqitje dhe dy gola me kombëtaren e Kosovës U-17.
"Krasniqi është sulmues i talentuar që e ka marrë vëmendjen tonë.
Ai e ka instinktin për gol, ka gjuajtje të saktë, lëvizë me inteligjencë në hapësira, ka shpejtësi.
Jemi të bindur se ai do të zhvillohet hap pas hapi në programin tonë stërvitor dhe do të kënaqemi me të në të ardhmen”, ka thënë drejtori i akademisë së Stuttgartit, Thomas Krucken.