Selmani, 100 ndeshje me Llapin

Futboll

Selmani, 100 ndeshje me Llapin

Nga: K. G. Më: 12 maj 2022 Në ora: 20:28
Selmani, 100 ndeshje me Llapin

Futbollisti Kastriot Selmani arrin një rekord me klubin e Llapit të Podujevës. Selmani deri me tash ka 100 paraqitje për Llapin.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe drejtuesit e këtij klubit, e vlerësojnë shumë këtë të arritur të lojtarit. 

“Kastriot Selmani nderohet me mirënjohje.

Pasi arriti shifrën e 100 ndeshjeve zyrtare për klubin tonë në të gjitha garat, trajneri Tahir Batatina ka ndarë mirënjohje për mesfushorin Kastriot Selmani.

Selmani tash e tre edicione është ndër futbollistët kyç të ekipit tonë dhe kontributi i tij për fanellën e klubit të vendlindjes do vlerësohet gjithmonë lartë!

Vlenë të cekët se në klubin tonë si gjithnjë po mbizotëron atmosferë fantastike dhe grupi i futbollistëve është shumë i bashkuar në prag të ndeshjeve të fundit kampionale dhe ndeshjes më të rëndësishme, Finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dritës që zhvillohet më 26 maj”, shkruan në faqen e KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat