Rose: Largimi i Haaland nuk do të thotë të ndalemi

Futboll

Rose: Largimi i Haaland nuk do të thotë të ndalemi

Më: 12 maj 2022 Në ora: 20:43
Rose: Largimi i Haaland nuk do të thotë të ndalemi

Largimi i Erling Haaland nuk do të thotë që Borussia Dortmund të ndalojë së luajturi futboll, deklaroi trajneri Marco Rose.

"Borussia Dortmund nuk do të ndalojë së luajturi futboll pasi Erling të largohet nga ne. Ai vendosi të bëjë hapin e tij të radhës me Cityn, ne i urojmë të gjitha të mirat për këtë," tha Rose. 

“Mendoj se ai na dha shumë, na dha gola, na dha energji, ai është një lojtar që gjithmonë dëshiron të fitojë. Unë mendoj se ai ende mund të përmirësohet, ai është ende i ri". 

Haaland tashmë i përket Manchester City dhe do të zyrtarizohet aty sapo të jetë zyrtarizuar afati kalimtar. Ai ka shënuar 85 gola që nga debutimi i tij në Dortmund në janar 2020.

Dortmundi pasi lejoi kalimin e Haaland te City nënshkroi me të riun e Salzburgut, Karim Adeyemi..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat