Tottenhami shkatërron Arsenalin

Futboll

Tottenhami shkatërron Arsenalin

Nga: K. G. Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:33
Tottenhami shkatërron Arsenalin

Skuadra e Tottenhamit tregoi lojë të madhe duke e shkatërruar me rezultat 3:0 Arsenalin, në takimin e mbetur të javës së 22-të të Premier League. 

“Topçinjtë’ nuk e kishin mbrëmjen e tyre, ndërsa futbollisti i Tottenhamit, Harry Kane, ishin në çdo element.

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, luajti standard për Arsenalin, por sonte nuk iu shkoi asgjë ndoresh.

Golat i shënuan Harry Kane (22' e 37'), Son Heung-Min (47').

Duhet theksuar se Arsenali mbetet pa një lojtar nga minuta e 33-të, Holding përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.

Arsenali është në vend të katërt me 66 pikë, por në presion të Tottenhamit që gjendet një pozitë më poshtë me 65.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat