Edukimi i trajnereve të reja, mbyllet me sukses bashkëpunimi me Federatën norvegjeze

Futboll

Edukimi i trajnereve të reja, mbyllet me sukses bashkëpunimi me Federatën norvegjeze

Më: 12 maj 2022 Në ora: 22:41
Foto

Ka përfunduar sot trajnimi për trajnere “Girls’ Football Coaching Course”, i cili ishte në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës së Futbollit të Norvegjisë.

Gjatë këtij trajnimi dy ditorë, futbollistet e 12 klubeve të Superligës kanë pasur mundësi të fitojnë njohuri nga instruktorët norvegjezë, Onar Nymoen, Irene Lunde dhe Elise Barsnes.

Përfaqësuesi i Federatës norvegjeze, Onar Nymoen, është shprehur tejet i kënaqur me punën e arritur si dhe përkushtimin e pjesëmarrëseve të këtij trajnimi.

“Vajzat kanë punuar me përkushtim. Sot dhe dje dhe kemi pasur dy kurse në fushë dhe tri kurse teorike, ku e gjitha shkoi shumë mirë. Këto vajza të reja kanë potencial të mirë. Atyre u duhet vetëm një shans për të gjetur një ekip, për të gjetur disa vajza dhe pa problem, ato mund të fillojnë karrierën e tyre si trajnere”, tha Nymoen.

Më tej, Nymoen shtoi se është optimist që këto vajza do të kenë një karrierë shumë të suksesshme në të ardhmen si trajnere.

Në fund të këtij trajnimi, Federata Norvegjeze e Futbollit u dhuroi pjesëmarrëseve edhe nga një pako me pajisje sportive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat