Nuk është kurrë vonë për të marrë një trofe, edhe nëse kanë kaluar 12 vjet pas një suksesi historik me Interin.
Trajneri i Romës, José Mourinho, mëngjesin e kësaj enjteje, mori çmimin “Stoli i Artë” që kishte fituar kur ishte në krye të Interit, në Trigoria.
Këtë trofe personal, që e mori së fundmi, ia dorëzuan Fulvio Bernardini, Demetrio Albertini dhe Renzo Ulivieri.
Në fakt, në vitin 2010, Mourinho kishte vendosur të mos e tërhiqte “Stolin e Artë” në shenjë proteste ndaj kolegëve të tjerë. Tani, ai e ka tërhequr këtë çmim duke bërë një vend në palmaresin e tij të pasur.