Real Madridi ka shënuar fitore bindëse me rezultat 6:0 ndaj Levantes, në takimin e javës së 36-të të elitës së futbolli spanjoll.
Levante përfundimisht bie nga elita e futbollit spanjoll.
Dy javë pa ra perdja e kampionatit, për Levanten gjithçka mori fund.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/12/auto_1c3efd99fba2db4f17c9463128b30877o21652390342.jpg)
Reali tregoi lojë të mirë, sidomos në 45 minutat e parë u tregua i pamëshirshëm.
Vinicius Junior shënoi het-trik.
Enis Bardhi u aktivizua nga minuta e 39-të në radhët e Levantes.
Golat i realizuan Mendy (13'), Benzema (19'), Rodrygo (34'), Vinicius Junior (45', 68' e 83’). Futbollisti kroat Modriç asistoi në golin e parë, të tretë dhe të katërt.
Reali është në krye të tabelës me 84 pikë, ka 12 më shumë se Barcelona dhe Levante në fund me 29 sosh.