Pogba përgatitet për rikthimin e bujshëm

Futboll

Pogba përgatitet për rikthimin e bujshëm

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:25
Pogba përgatitet për rikthimin e bujshëm

Paul Pogba një hap larg rikthimit te Juventus. Mesfushori 29-vjeçar francez ka refuzuar rinovimin me Manchester United dhe do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, teksa britanikja “Mirror” është e bindur për rikthimin në Itali.

Futbollisti kampion bote me Francën kërkohet nga klube të shumta si Real Madrid e Paris Saint Germain, por e josh ideja e një rikthimi në Torino, aty ku edhe spikati disa vite më parë.

Vendimtare duket se ka qenë edhe oferta e Juventusit, që i ka garantuar Pogbasë një kontratë 5-vjeçare me pagë 9 milionë euro në sezon dhe një sërë bonusesh, përfshi edhe atë mbi firmën si lojtar i lirë.

Paul Pogba ka një të kaluar të lavdishme te Juventus, pasi luajti atje në periudhë 2012-2016, për t’u transferuar më pas te Manchester United, për një shifër prej 105 milionë eurosh në total.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat