Paulo Dybala - Roma është një operacion që mund të realizohet.
Përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas po e mendojnë seriozisht kalimin në kryeqytetin e Italisë.
Menaxheri i lojtarit të Juventusit kishte planifikuar një takim me Thiago Pinto ditët e fundit, por takimi u shty për shkak të humbjes që Roma pësoi ndaj Fiorentinës.
Roma e di që duhet të nxitojë, pasi në rast se Interi largon një sulmues atëherë kthehet në favoritin kryesor në Itali për transferimin e Dybala.