Portieri i PSG-së, Gianluggi Donnarumma ka folur rpër të ardhmen e tij në klubin parisien.
Përkundër një sezoni jo edhe shumë të mirë Donnarumma ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar bashkëpunimin me parisienët.
Ai këtë e konfirmojë për “AFP”: “Dua të qëndroj këtu në Paris Saint-Germain. Nuk ishte një sezon i lehtë, luajta gjysmën e ndeshjeve dhe nuk munda të jepja maksimumin".
Portieri foli gjithashtu edhe për konkurrencën me portierin tjetër, Keylor Navas, për vitin e ardhshëm, ku tha se klubi do të bëjë një zgjidhje.
“Jo, nuk do të jetë kështu. Klubi do të bëjë zgjedhje”, shtoi ai.
Kujtojmë se, Donnarumma iu bashkua PSG-së duke u larguar nga Milani si njëri ndër transferet më të bujshme të merkatos verore.