Përfaqësuesja U15 e Maqedonisë në futboll dje ka shënuar fitore ndaj Uellsit në ndeshjen e Grupit B, në kuadër të turneut ndërkombëtar “Vlatko Markoviç” që mbahet në Kroaci.
Skuadra e trajnerit Dashmir Beari arriti të festojë një fitore minimale me rezultat 1:0. Golashënuesi i vetëm i ndeshjes ishte Luka Makalovski në minutën e 20-të.
Maqedonia luajti një ndeshje të mirë dhe me meritë arriti të shënoj një fitore minimale.
MAQEDONIA: Onur Beshir, Gorazd Ristovski, Luka Atanasovski, Millosh Spasovski, Daim Kadriovski, Hisar Ali, Luka Makaloski, Berkaj Shaini, Albion Musliji, Boban Kuzmanovski, Kamencno Andonovski;
Selektor: Dashmir Beari.