Luka Modriç bëri një tjetër lojë të mrekullueshme në Primera, dhe më pas mahniti botën me një gjest të mrekullueshëm pas ndeshjes me Levanten.
Real Madrid mundi 6-0 Levanten në xhiron e 36-të të Primera në Santiago Bernabeu dhe Modric regjistroi tre asistime në 32 minuta. “Klubi mbretëror” e ka siguruar tashmë titullin në Spanjë, dhe me këtë disfatë Levante bie në ligën e dytë.
Pas ndeshjes, Modric mahniti kundërshtarët me mesazhin e tij.
“Nuk është mirë të shohësh si një klub bie nga liga. Inkurajim i madh për Levanten dhe tifozët e saj”, thuhet në mesazhin e asit kroat.
Levante, ku luan Enis Bardhi, dy xhiro para mbylljes së sezonit ka humbur gjasat për të mbetur në Priemra, kështu që sezonin e ardhshëm do të garojë në ligën e dytë të Spanjës.