Jeton Beqiri: Patëm një sezon të suksesshëm

Futboll

Jeton Beqiri: Patëm një sezon të suksesshëm

Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:00
Jeton Beqiri: Patëm një sezon të suksesshëm

Jeton Beqiri edhe njëherë ka treguar cilësitë e tij si trajner. Ai verën e kaluar mori skuadrën shqiptare Bylisi dhe në sezonin e parë pa problem e riktheu në elitë.

Trajenri nga Bogovina edhe një herë tregoi se është specialist për rikthimi e skuadra nga Liga e Dytë në Ligën e Parë. Kështu ishte me Dritën nga Bogovina dhe Struga Trim Lum. Të mos harrojmë se Beqiri në të kaluarën ka qenë trajner edhe i Renovës edhe i Shkëndijës. Edhe pse është vetëm 39 vjeç, ai ka ende një karrierë të pasur si trajner.

Këtë sezon në Ligën e Dytë të Shqipërisë, Bylisi thjesht u “shëtitë” nëpër ligë. Katër xhiro para përfundimit të sezonit, ai ekipit të tij ia siguroi elitën, kurse dy javë para mbylljes së sezonit ai ngriti kupën e venditë të parë në atë garë.

“Kemi pasur një sezon të suksesshëm. Kur më ftuan të shkoja në Bylis verën e kaluar, edhe pse atëherë ishte në Ligën e dytë, nuk kisha asnjë skepticizëm. Ky klub është i njohur në Shqipëri, atje luanin dhe ishin trajnerë njerëzit tanë. E dija se ku po shkoja. Me punë e arritëm qëllimin, tani klubi po përgatitet të luajë sezonin e ardhshëm në elitë”, thotë strategu Jeton Beqiri për “Sportmedia”.

Nisur nga suksesi që i ka sjellë klubit, sigurisht që drejtuesit e Bylisit duan me çdo kusht që Beqiri të qëndrojë edhe në periudhën e ardhshme. Megjithatë, kontrata i ka skaduar dhe ai ka disa oferta.

“Unë thashë se kam pasur një sezon të mrekullueshëm në Bylis dhe sigurisht që do të doja ta drejtoja skuadrën në ligën elitare sezonin e ardhshëm. Klubi insiston që të pajtohemi sa më shpejt, por ka oferta të tjera, ka kontakte me klube nga ne, të ligës së parë, ka interesim edhe nga klube nga Kosova. Do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim”, tha Jeton Beqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat