Shkëndija e Tetovës kërkon të marrë portierin e Laçit

Futboll

Shkëndija e Tetovës kërkon të marrë portierin e Laçit

Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:59
Shkëndija e Tetovës kërkon të marrë portierin e Laçit

Pas sezonit të shkëlqyer te Skënderbeu, Bekim Rexhepi nuk pritet të rikthehet te Shkëndija e Tetovës.

Portieri ka ngjallur interes të madh në Superiore dhe pritet që të vazhdojë karrierën te Partizani.

Nga ana tjetër, ekipi shqiptar i Tetovës do ta zëvendësojë me një tjetër prodhim të Superiores.

Sipas asaj që raporton “Infosport”, Shkëndija do të tentojë që të marrë Alen Sherrin e Laçit. Gardiani kërkon të ndryshojë ambient dhe kuqezinjtë janë gati që ta mirëpresin me objektivin për të rrëzuar Shkupin nga froni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat