Sulmuesi i Bayernit mendon largimin

Futboll

Sulmuesi i Bayernit mendon largimin

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:01
Sulmuesi i Bayernit mendon largimin

Pas një gjysme të parë sezoni të mirë dhe paraqitjeve premtuese në Bundesligë dhe Champions, Leroi Sane papritur ra në një formë të keqe në gjysmën e dytë të sezonit.

Vetë lojtari nuk është vërtet i kënaqur me situatën e tij aktuale me bavarezët. Sane mungoi në festën e titullit me Bajernin të dielën e kaluar në “Allianz Arena” në shtëpi për shkak të një të ftohure.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, anësori duhet të jetë në fushë në ndeshjen kundër Volfsburgut. Lojtari gjerman është kthyer në një nga futbollistët më të përfolur te Bajerni.

Sipas “Kicker”, Sane aktualisht nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij me kampionët rekord. Ai dëshiron vetëm “të luajë futboll në paqe” pa teatrot e shumta të luftës dhe zhurmën mediatike, por kjo vështirë të vazhdojë në Mynih dhe një largim në fund të këtij sezoni nuk mund të përjashtohet.

Gjermani që erdhi me bujë nga Mançester Siti, mund të sakrifikohet në fund të sezonit për një shumë të madhe parash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat