Luciano Spalleti do të vijojë të jetë në krye të skuadrës së Napolit edhe sezonin e ardhshëm dhe këtë lajm e ka bërë publik vetë trajneri italian.
Spalleti zbuloi se Napoli po mendon të fuqizohet gjithmonë e më shumë dhe për këtë gjë puna ka filluar.
“Unë jam trajneri i Napolit edhe për sezonin tjetër, ndërsa viti i tretë është shumë larg. Përtej ndeshjes, ne mendojmë të krijojmë një Napoli gjithnjë e më të fortë.”-kështu e konfirmoi vazhdimësinë te Napoli Spalleti, duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Genoas.
Tekniku hodhi poshtë kritikat dhe konfirmoi vullnetin e tij për të qëndruar te Napoli edhe për sezonin e ardhshëm.
“I vlerësoj ata që duan të na stimulojnë dhe ata që kanë qëllime gjithmonë e më ambicioze por ndonjëherë duhet të luftosh me ata që duan të shkatërrojnë përmirësimet e bëra nga viti i kaluar.”-shtoi italiani.