Pesë trajnerë janë nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit 2021/22 në Premier Ligën angleze.
Thomas Frank, Pep Guardiola, Eddie Howe, Jurgen Klopp dhe Patrick Vieira janë në garë për çmimin në fjalë.
Tifozët do të kenë kohë deri të hënën në ora 19:00 për të zgjedhur favoritin e tyre për ta fituar çmimin e trajnerit më të mirë këtë sezon.
Votat e publikut do të kombinohen me ato të një paneli ekspertësh futbolli për të vendosur në fund fituesin.
Thomas Frank (Brentford) – 36 ndeshje, 12 fitore, 7 barazime dhe 17 humbje
Pep Guardiola (Manchester City) – 36 ndeshje, 28 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje
Eddie Howe (Newcastle United) – 25 ndeshje, 11 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje
Jurgen Klopp (Liverpool) – 36 ndeshje, 26 fitore, 8 barazime dhe 2 humbje
Patrick Vieira (Crystal Palace) – 35 ndeshje, 10 fitore, 14 barazime dhe 11 humbje.