Napoli raportohet se është i gatshëm për të lejuar largimin e Kalidou Koulibalyt.
Kontrata e 30-vjeçarit me napolitanët skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Kjo duket se po e detyron klubin italian ta shesë Koulibalyn këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero në vitin tjetër.
Sipas “AS”, Napoli është duke kërkuar së paku 30 milionë euro për të lejuar largimin e senegalezit.
Barcelona dhe Chelsea thuhet se janë klubet me të interesuara për shërbimet e ish-mbrojtësit të Genkut.