FFK refuzon ankesën e Eroll Salihut, ky i fundit u largua nga puna për shkak të akuzave

Futboll

FFK refuzon ankesën e Eroll Salihut, ky i fundit u largua nga puna për shkak të akuzave

Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:06
FFK refuzon ankesën e Eroll Salihut, ky i fundit u largua nga puna për shkak të akuzave

Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur vendimin për refuzimin e ankesës së Eroll Salihut.

Komiteti Ekzekutiv muajin e kaluar mori vendim për largimin e Salihut nga pozita e drejtorit sportiv dhe këshilltarit të lartë ligjor.

“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, thuhej në njoftim.

Eroll Salihu ishte ankuar pas këtij vendimi, por që ankesa e tij sot është refuzuar.

Në arsyetimin e Komisionit për Ankesa thuhet se ish-sekretari i përgjithshëm nuk ka paraqitur fakte relevante.

Te deri kjo situatë erdhi pasi Eroll Salihu doli publikisht kundër Kuvendit Zgjedhor të 6 prillit dhe presidentit, Agim Ademit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat