Llapi me drithërima e pret finalen e Kupës së Kosovës 

Futboll

Llapi me drithërima e pret finalen e Kupës së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 13 maj 2022 Në ora: 20:21
Llapi me drithërima e pret finalen e Kupës së Kosovës 

Llapi i Podujevës beson e shpreson se do të mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës.

Llapjanët me drithërima e presin finalen e Kupës së Kosovës, ku ndeshen me Dritën e Gjilanit.

Finalja luhet me 26 maj, ndërsa Llapi përgatitet në çdo aspekt.   

“Kryesia e Legjendave, njofton qytetaret e Podujevës (Llapit e Gollakut) se në finalen kundër FC Dritës, do të udhëtojmë me 15 autobus drejt Prishtinës në “Fadil Vokrri” për finalen e kupës së Kosovës, e ta ruajmë epitetin e kampionit.

Ftohen të gjitha gjeneratat, krejt qyteti, krejt rinia e pleqëria e Llapit, ftohen edhe Llapjanët që jetojnë e veprojnë në vende tjera..

Është ndeshje jetike për Europe, e i gjithë suksesi i këtij viti varet nga kjo ndeshje.

(Ndeshja zhvillohet me datën 26 maj, ditë e enjte)”, thuhet mes të tjera nga KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat