Trajneri i klubit të futbollit Vizioni nga Ferizaj, Vigan Shaqiri, sot ka pësuar një aksident në komunikacion.
Sipas tij, Qerim Shaqirit, po ashtu trajner, furgoni është goditur nga një kryeinstruktor i një autoshkolle!
“Sot gjatë kthimit nga seanca stërvitore , një "kryeinstruktor" i Auto Shkollës "Trafiku" nga Ferizaj me kamionin plus rimorkion e godet Furgonin e KF & KFF VIZIONI te cilin e ngiste trajneri Vigan Shaqiri, çudia më e madhe është që ky "kryeinstruktori" e godet furgonin e klubit tonë dhe ikë nga vendi i ngjarjes.

Fatkeqësia gjithkujt mundet me i ndodhë por kur ikë "kryeinstruktori" nga vendi i ngjarjes atëherë çfarë vozitës përgatit. I lutem Zotit të madh që pasoja në njerëz nuk ka pas”, ka shkruar Qerim Shaqiri në profilin e tij në facebook.