Një derbi i madh shqiptar do të luhet sonte (ora 20:15 minuta) mes FC Schaffhausen dhe Aarau në kuadër të javës së 35-të (e parafundit) në Challenge League (Liga e dytë e Zvicrës) për titullin kampion, i cili vend çon në Superligë. Pra, takohen i pari dhe i dyti në renditje. Të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta nga 62 pikë.
Interesante është se për të dyja skuadrat luajnë numër i madh i futbollistëve me origjinë shqiptare plotë 14-të (8 te Aaarau dhe 6 te FC Schaffhausen).
Prej futbollistëve shqiptar të FC Schaffhausen, Valon Hamdiu, me origjinë nga Kumanova, është optimist.
“Do të jetë një lojë me intensitet shumë të lartë. Jemi dy ekipe me kualitet në të gjitha pozicionet.
Në këtë lojë besoj se do të fitoj ai ekip që i fiton më shumë duelet. Ne jemi ekip më agresiv dhe kemi përparësi se luajmë në fushën tonë.
Jemi shumë të fortë si vendës, kemi vetëm një humbje në këtë sezon. Stadiumi do të jetë i mbushur më shikues të ekipit tonë. Besoj që do të na japin motivim të madh për ti marrë 3 pikët vendimtare për ngjitje në Superligë”, deklaroi për Open-TV, Valon Hamdiu, futbollist i repartit defensiv.
Në këtë ndeshje priten edhe tifozë të shumtë nga Aarau për të mbështetur skuadrën e tyre.