Sot është dita “D” për Voskën e Ohrit dhe Vardarin e Shkupit.
Të dyja skuadrat që kanë gjasa për të hyrë në play-off për të kërkuar elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Sot të gjithë sytë do të janë në Kratovë.
Aty nga ora 17.00 do të takohen Sileksi dhe skuadra shqiptare Voska në ndeshjen e xhiros së fundit të javës së 27-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë, grupi i Perëndimit.
Voskës i mjafton një pikë dhe të shkojë në play-off.
Vardari luan në Dibër ndaj Korabit dhe shpreson që Sileksi të mundë Voskën dhe të shkojnë në play-off.
Tabela: Sileksi 65 pikë, Voska 58, Vardari 55, Teteksi 36, Gostivari 34, Besa 32, Ohri 29, Korabi 27, Veleshta 18, Kadino 7.
Sot, ora 17.00
Besa - Kadino
Veleshta - Gostivari
Ohri - Teteks
Korabi - Vardari
Sileksi – Voska Sport