Chelsea dhe Liverpooli do të luajnë në finalen e edicionit të 141-të të Kupës FA sot në “Wembley” (ora 17:45), kompeticionit më të vjetër futbollistik në botë.
Liverpooli do të luajë në finalen e Kupës FA për herë të parë që prej vitit 2012, kur ata u mundën 2-1 nga Çelsi.
Chelseai që e ka fituar këtë trofe 8 herë në histori vjen për herë të tretë radhazi në këtë finale dhe të pestë në gjashtë sezonet e fundit, pasi humbi finalet e 2020-ës me Arsenalin (në stol ishte Lampard) dhe Lestërin në 2021- shin (me Tuhelin).
– Kjo është hera e parë që të njëjtat skuadra luajnë dy finalet e Kupave brenda një sezoni, pas Arsenal-Shefilld Uednesdej në 1993-shin.
Jurgen Klopp është trajneri i parë që arrin në finalen e Kupës së Ligës, Kupës FA dhe Ligës së Kampioneve në të njëjtin sezon. Trajneri gjerman do të kërkojë ta fitojë për herë të parë këtë trofe, i cili do të ishte i gjashti në karrierën e tij në “Anfield”.
Liverpooli dhe Chelsea janë ndeshur 9 herë deri më sot në 3 sezone (sot është përballja e 10-të). Gjashtë përballjet e tyre në Premier Ligë gjatë kësaj periudhe kanë sjellë tri fitore për skuadrën e Klopit dhe vetëm një për atë të Tuhelit.