Futbollisti shqiptar, Jason Çeka, sot me Magdeburgun, festojnë hyrjen në Bundesliga II.
Magdeburg në udhëtim ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj VfL Osnabruckut.
Çeka futet në lojë në minutën e 46-të dhe tre minuta më vonë shënon për 1:2.
Për Magdeburgun realizuan Conteh (7'), Çeka (49'), Rorig (57'), Kwarteng (62'), Bell Bell (73') dhe për Osnabruck Klaas (5').
Pas javës së 38-të në Bundesliga III, Magdeburg përfundon në vend të parë me 78 pikë dhe Osnabruck i gjashti me 58.