Klubi londinez Arsenal ka shprehur interesim serioz në shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë agjenti i yllit brazilian.
Tani, gazetari i njohur Fabrizio Romano raporton se “Topçinjtë” janë duke përgatitur një ofertë hapëse për Jesusin.
Ndërkaq, më tej raportohet se kampioni anglez, City, dëshiron një shumë në regjionin e 50 deri në 60 milionë eurove më mënyrë që të pranojë ta shes Jesusin këtë verë, edhe nëse kontrata e tij aktuale nuk do të rinovohet.
Arsenali veçse ka zhvilluar bisedime me Gabriel, ku agjenti i këtij të fundit përmes një interviste tregoi se yllit brazilian i pëlqen projekti nga skuadra londineze.