Xavi flet për Lewandowskin, ja çfarë nuk e brengos e trajnerin spanjoll

Futboll

Xavi flet për Lewandowskin, ja çfarë nuk e brengos e trajnerin spanjoll

Më: 14 maj 2022 Në ora: 16:49
Xavi flet për Lewandowskin, ja çfarë nuk e brengos e trajnerin spanjoll

Vazhdimisht janë duke qarkulluar spekulime se e ardhmja e Robert Lewandowskit do të shtrihet te Barcelona nga sezoni i ardhshëm.

Ylli i Bayernit thuhet se ka mbetur i pakënaqur me mënyrën se si gjiganti gjerman ende nuk ka hapur bisedimet për invoim kontrate, dhe tani spekulohet se ka kërkuar të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Spekulimeve që po e lidhin Lewandowskin me Barcelonën iu është përgjigjur trajneri i katalunasve, Xavi, ku tregoi se çfarë nuk e brengos atë për yllin polak.

“Kur vjen puna te transferimet, mosha nuk më brengos mua, ne nënshkruam me Dani Alves kur ai kishte 38 vjeç. Lojtarët e mbajnë vetën e tyre, janë më profesionist. Alves, Ibrahimovic, Modric, Cristiano ose Messi janë disa shembuj”, tha Xavi.

Lewandowski ka kontratë aktuale me Bayernin deri në fund të sezonit 2022/23, kurse në këtë sezon ka arritur të kontribuojë me 49 gola dhe shtatë asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat për gjigantin gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat