150 vite që nga finalja e parë e FA Cup, dy gjigantët anglezë Liverpool dhe Chelsea takohen sot në stadiumin “Wembley” për të luftuar për trofeun e kësaj gare.
Në rrugëtimin deri në finale, Chelsea në çerekfinale e mposhti 2:0 Middlesbrough, kurse në gjysmëfinale e eliminoi skuadrën e Crystal Palace me rezultat të njëjtë 2:0, përcjell KosovaPress.
Në anën tjetër, Liverpooli në çerekfinale e eliminoi Nottingham Forest me rezultat minimal 1:0, kurse në gjysmëfinale e eliminoi Manchester Cityn me rezultat 3:2.
Ky është takimi i dytë i këtyre dy skuadrave në një finale angleze, ku Liverpooli e mposhti Chelsean në finale të Carabao Cup të këtij sezoni, përmes penalltive të cilat përfunduan 11:10 për “Të Kuqtë”.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Chilwell dhe Hudson-Odoi, kurse te Liverpooli mungon vetëm Fabinho.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Chalobah, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kovacic, Alonso; Mount, Pulisi; Lukaku
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Thiago, Henderson, Keita; Mane, Diaz, Salah
17:45 Chelsea - Liverpool (Stadiumi Wembley)