Mohamed Salah është detyruar të largohet nga ndeshja finale Kupës FA, që Liverpooli është duke e zhvilluar ndaj Chelseat.
Sulmuesi egjiptian pësoi lëndim dhe u largua nga ndeshja në minutën e 33-të, teksa u zëvendësua nga Diogo Jota.
Nuk dihet ende se për shkallën e lëndimit, por mediat angleze raportojnë se bëhet fjalë për një lëndim serioz duke u bazuar në reagimet e Salahut.
Mungesa e mundshme e 29-vjeçarit do të krijonte një problem të madh për trajnerin, Jurgen Klopp.
Kujtojmë se Liverpooli është në garë për titullin e kampionit në Premierligë, ku kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe dy xhiro deri në përfundim të sezonit.
“Të Kuqtë” gjithashtu janë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të takohen me Real Madridin.