Ferizaj sot ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Vllaznisë së Pozhoranit, në ndeshjen e javës së fundit të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Ferizaj rikthehet në Superligë, ndërsa Vitia bie në Ligën e Dytë të Kosovës.
“Djelmoshat tanë kanë shënuar fitore në udhëtim tek KF Vllaznia me rezultat te ngushtë 0:1 me golin e Sunaj Hasan.
Kjo ishte ndeshja e fundit ne ligen e parë pasi dihet që edhe zyrtarisht jemi pjesë e Superligës.
Faleminderit të gjithëve qe ishit afër klubit tonë ku së bashku e arritëm synimin”, njofton FC Ferizaj.
Grupi B
Arbëria - Vitia 3:2
Fushë Kosova - 2 Korriku 2:0
Flamurzaro - Ramiz Sadiku 3:5
Kika - Vushjtrria 3:1
Vllaznia - Ferizaj 0:
Renditja: Ferizaj 62 pikë, Vushtrria 46, Fushë Kosova 44, 2 Korriku 39, Arbëria 35, Ramiz Sadiku 34, Flamurtari 34, Kika 20, Vllaznia 28 dhe Vitia 22.