Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka treguar lojë të mirë në fanellën e Torinos.
Vojvoda asistoi në golin e fitores së Torinos, me rezultat 1:0 ndaj Veronës vendase, në takimin e javës së 37-ën në Serie A.
Futbollisti Brekalo ka shënuar në minutën e 19-të duke iu falënderuar Vojvodës.
Vojvoda u zëvendësua në minutën e 55-të, ndërsa portieri Etrit Berisha u paraqit titullar duke treguar formë të mirë në fanellën e Torinos.
Berisha u vlerësua me notën 7.7 e Vojvoda 7.0 nga faqja e specializuar për statistika "Sofascore".
Verona zë vendin e nëntë me 52 pikë, ka dy më shumë se Torino një pozitë më poshtë.