Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në lidhje me transferimin e Robert Lewandowskit.
Vazhdimisht janë duke qarkulluar spekulime se e ardhmja e Robert Lewandowskit do të jetë te Barcelona nga sezoni i ardhshëm.
Spekulimeve që po e lidhin Lewandowskin me Barcelonën iu është përgjigjur trajneri i katalunasve, Xavi, ku tregoi se çfarë nuk e brengos atë për yllin polak.
“Kur bëhet fjalë për nënshkrimin, mosha nuk më shqetëson mua… ne kemi nënshkruar me Dani Alves kur ai ishte 38.
Lojtarët kujdesen për veten e tyre, ata janë më profesionistë. Alves, Ibrahimović, Modrić, Cristiano apo Messi janë shembuj”, tha Xavi.
Lewandowski ka kontratë aktuale me Bayernin deri në fund të sezonit tjetër.