Pas disfatës me Partizanin në shtëpi, tekniku i Egnatias, Zekerija Ramadani, dha opinionin e tij për këtë sfidë në një prononcim për emisionin “Gol Pas Goli”.
Ndeshja e “playout”-it është ndeshja e sezonit dhe duhet të jemi të përkushtuar. Eksperienca e Partizanit na mundi sot. E meritonin fitoren. Një humbje e freskisë besoj se ndikoi.
Forma e Pedros? – Pedro ka bërë disa gola në mënyrë individuale ne jemi këtu. Por edhe falë Pedros që është treguar egoist jemi këtu dhe jo në siguri. Edhe sot i thashë që përveç meje ka acaruar skuadrën dhe tifozët me këtë egoizëm.
Apolonia apo Korabi? – Kushdo që ta fitojë. Besoj se jemi më mirë se të dyja. Është hera e parë që luaj një ndeshje “playout”.