Balaj asiston, tetë shqiptarë në fushë në derbin e madh të Zvicrës  

Futboll

Balaj asiston, tetë shqiptarë në fushë në derbin e madh të Zvicrës  

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2022 Në ora: 22:17
Balaj asiston, tetë shqiptarë në fushë në derbin e madh të Zvicrës  

Skuadrës Aarau i duhet edhe një pikë që të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.

Kjo skuadër fiton sfidën kryesore në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Schaffhausen-it, në kuadër të javës së 35-të (e parafundit) në Challenge League (liga e dytë).

Liridon Balaj asistoi në golin e fitores në minutën e 30-të, ku Schneider shënoi dhe vulosi derbin e madh. 

Futbollistët Liridon Balaj (58'), Imran Bunjaku, Donat Rrudhani (79'), u paraqitën titullarë për Aarau-n dhe Milot Avdyli nga minuta e 79-të. 

Balaj e Rrudhani u zëvendësuan në minutën e 58-të përkatësisht 79-të.

Uran Bislimi, Valon Hamdiu (79'), Jetmir Krasniqi (79') e Bujar Lika, startuan nga minuta e parë për. Hamdiu e Krasniqi u zëvendësuan në minutën e 79-të. 

Me kartona të verdhë u ndëshkuan Lika (në minutën e 15-të); Hamdiu (16’) e Bislimi (43’) dhe Balaj (6’). 
Një javë pa përfunduar kampionati, Aarau kryeson me 65 pikë, pasojnë Winterthur me 62, Schaffhausen 62 pikë etj.

Në javën e fundit, Aarau e pret Vaduzin, Winterthur luan në konak të Kriens-it dhe Schaffhausen është mysafire e Lausanne Ouchy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat