Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, “blindon” vendin e tretë në elitën e futbollit malazez.
Deçiqi ka shënuar fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj Petrovac-it, në takimin e javës së 34-të.
Tuzjanët tërë vëmendjen tani e kanë se si të përgatiten për finalen e Kupës së Malit të Zi, ku do të ndeshen me Buduçnostin.
Për Deçiqin shënuan Velizar Janketiq (17’), Anxhelko Jovanoviq (61’) dhe për Petrovac-in Adnan Bashiq (11’-nga penalltia).
Deçiqi zë vendin e tretë me 56 pikë e Petrovac është në të gjashtin me 42.