Me një skuadër me cilësi më të ulët se Milanët e mëdhenj të së shkuarës, Pioli është trajneri i dytë në historinë e klubit për pikë mesatare.
Në krye të tabelës është Fabio Kapelo, i ndjekur nga Pioli, Rolo, Sali, Ançeloti, Alegri e shumë të tjerë.
Përveç kësaj, trajneri aktual ka përmirësuar mesataren e pikëve vit pas viti: fillimisht 1.84, më pas 2.08 dhe në fund po “udhëton” me 2.2 pikë për ndeshje.
Përtej shifrave, puna e 56-vjeçarit shihet në rritjen e disa lojtarëve që janë transformuar, si Leao apo Tonali.
Me pak fjalë, një trajner i madh që Milani dëshiron ta mbajë për një kohë të gjatë e për të vijuar një cikël të nisur rreth dy vite më parë. Ky qëllim shpjegon edhe rinovimin e kontratës së bërë vitin e kaluar.