Vëllai Hajrun Lamallari kishte udhëtuar nga Shkupi për në Kratovë për të ndarë gëzimin me vëllain e tij, Arsim Lamallari, i cili luan me Sileksin, që sot ngre trofeun e kampionit të Ligës së Dytë-Perëndim, dhe nga sezoni i ardhshëm rikthehen në Ligën e parë.
Në ndeshjen e sotme kundër Voska Sport, e cila përfundoi 1-1, në fillim pati momente festive. Lojtarët vendës gjatë daljes në qendër të fushës u pritën me lule dhe “gardën e nderit” nga ekipi mysafirë.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut u shkrepën mjaftë fotografi që do të mbesin kujtim përgjithmonë.
Një prej momenteve interesante ishte edhe ai kur Hajruni bëri një fotografi me vëllain e tij Arsimin. Një fotografi me trofeun e kampionit do të mbetet një kujtim i paharrueshëm në jetë.
“Me 20 maj edhe kupën tjetër, inshallah”, ka shkruar Hajruni.
Sileksi është fitues aktual i kupës, ndërsa me 20 maj do të përballet me Makedonija GJP në finalen që do të luhet në Shkup.