Erik Ten Hag qëkur është bërë trajner i Manchester United po bën projektin e tij se si do të duket skuadra për sezonin e ardhshëm. Dhe pjesë të projektit ai po e sheh edhe francezin N`Golo Kante.
Mesfusha është ajo që Ten Hag dëshiron të forcohet këtë verë, duke pasur parasysh largimet e mundshme të Paul Pogba dhe Nemanja Matic.
Sipas Daily Mirror, Ten Hag beson se fituesi francez i Kupës së Botës ka aftësinë dhe përvojën për ta ndihmuar atë në ndërtimin e ekipit sipas idesë së tij.
31-vjeçari francez ka një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me Chelsea.