Xherdan Shaqiri - lojtari i ndeshjes, por kjo e bën me dhimbje koke

Futboll

Xherdan Shaqiri - lojtari i ndeshjes, por kjo e bën me dhimbje koke

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:00
Xherdan Shaqiri - lojtari i ndeshjes, por kjo e bën me dhimbje koke

Futbollisti Xherdan Shaqiri ka treguar lojë të madhe dhe u zgjodh lojtar i ndeshjes, por e bën me dhimbje koke ekipi i tij, Chicago Fire, sërish mposhtet në kampionatin amerikan. 

Chicago si vendas mposhtet me rezultat 2:1 nga Cincinnati.

“Lojtari i ndeshjes, por Shaqiri humb sërish me Chicago Fire”, shkruan media zvicerane “20min”.
Xherdan Shaqiri dhe Chicago Fire pësuan humbjen e katërt rresht. Mbi të gjitha, ylli i Zvicrës u shpërblye për performancën e tij.

“Vetëm dy fitore nga njëmbëdhjetë ndeshje. Klubi aktualisht është në vendin e fundit në Konferencën Lindore. Të dielën mbrëma ka pësuar  humbjen e pestë Shaqiri dhe bashkëlojtarët e tij. Edhe pse Chicago kishte dy herë më shumë gjuajtje dhe dukshëm më shumë posedim të topit se kundërshtari Cincinnati, ata humbën 2:1 në fund”, shkruan më tej. 

Rafael Czichos i Chicagos shënoi autogol në minutën e 33-të.

Në minutën e 83-të Jhon Duran barazoi pas një harkimi nga këndi të Shaqirit dhe shënoi për 1:1. Gëzimi i barazimit nuk zgjati shumë, vetëm dy minuta më vonë, Luciano Acosta shënoi për të shënuar 2-1 për Cincinnatim.

Ngushëllim i vogël për Shaqirin, U shpall lojtari i ndeshjes. “Nuk është çudi që ai u bë lojtari i ndeshjes. Ai ishte i vetmi djalë atje që mund të bënte gjithçka me topin”, shkruan një përdorues në Twitter.

Cincinnati renditet në vend të katërt me 19 pikë e Chocago në fund me 10 sosh. Shaqiri u vlerësua me notën metë mirë, 8.3 nga faqja e specializuar “Soffascorew”:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat