Struga Trim Lum synon që pikët e plota të mbesin në konak të saj në duel me Shkëndijen e Tetovës, në takimin e fundit të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti i Strugës, Besmir Bojku, shprehet optimist para kësaj sfide.
Ballafaqimi luhet sot në orën 17.00, në kuadër të javës së 33-të.
“Besoj se do jetë një ndeshje e bukur dhe me shumë raste për gol.
Shkëndija në Strugë vjen pa presion psikologjik pasi e ka siguruar daljen ne Europë, kurse ne me një fitore eventuale do ta sigurojmë vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit”, thotë Bojku.