Kukësi më lart në përballjet direkte

Futboll

Kukësi më lart në përballjet direkte

Më: 15 maj 2022 Në ora: 14:11
Kukësi më lart në përballjet direkte

Goli i Bruno Lulajt në “Loro Boriçi” në takimin që Kukësi e humbi ndaj Vllaznisë mund të ketë një peshë mjaft të madhe.

Kukësi aktualisht e sheh veten në kuotë të barabartë pikësh me Vllazninë, por ndodhet në vendin e katërt. Sipas rregullores nëse dy skuadra kanë kuotë të barabartë pikësh, atëherë do të shihen ndeshjet direkte e nëse do të kemi sërish ekuilibër, sytë do të hidhen nga diferenca e golave të shënuar dghe atyre të pësuar në përballjet mes këtyre dy skuadrave.

Si Kukësi dhe Vllaznia janë në kuotë të barabartë pikësh e nëse dhe pas 36 javësh do të kenë të njëtin fat atëherë Kukësi do e mbyllte në vendin e katërt, kjo për shkak se ka shënuar në gol më tepër se shkodranët në takimet me ta. Kukësi ka fiuar një ndeshje 2-0, ndërsa Vllaznia triumfoi 2-1 në Shkodër në fazën e katërt, si dhe dy takime kanë përfudnuar barazim 1-1 dhe 0-0. Kukësi ka shënuar 4 herë në portën e kuqebluve, dnërsa shkodranët e kanë gjetur rrugën e rrjetës vetëm në tre raste, duke i lënë Kukësit avantazhin në ndeshjet direkte.

Megjithatë, Vllaznia e ka vetë në dorë fatin e saj, pasi do të luajë finalen e Kupës së Shqipërisë me Laçin e vendit të katërt mund të mos mjaftojë verilindorëve për të shkuar në Conference League edicionin e ardhshëm.

Gara për biletat e Conference League pritet që të jetë mjaft e ashpër deri në fund, e mbetet për t’u parë se kush do të jenë skuadrat që do të shoqërojnë Tirannë dhe Laçin në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat