Formacionet zyrtare: Prishtina - Drita

Futboll

Formacionet zyrtare: Prishtina - Drita

Më: 15 maj 2022 Në ora: 14:52
Formacionet zyrtare: Prishtina - Drita

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes tjetër që është në program për t’u zhvilluar së bashku me katër përballjet tjera, në kuadër të xhiros së 35-të apo e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja do të zhvillohet mes dy rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Bardhëkaltrit” me një pikë nga kjo përballje do të ishin të kënaqur pasi nuk do të rrezikonin më atë pozitën e tetë, derisa gjilanasit kërkojnë triumfin për pozitën e dytë.

Ndërkohë, kujtojmë se, kjo është ndeshja e pare e Prishtinës pa trajnerin boshnjak, Avdulah Ibrakoviq, pasi të shtunën mbrëma klubi ndau rrugët me atë.

PRISHTINA – DRITA 

Prishtina: Haxho, Krasnqi, Pllana, Mici, Boshnjaku, Abazi, Zyba, Krasniqi, Hoti, Mankenda, Kryeziu

Drita: Rexhepi, Islami, Limani, Cuculi, Blakqori, Broja, Islami, Namani, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovsk.

Takimi fillon në orën 15:00, teksa tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat