Tottenham shënon fitore të madhe

Futboll

Tottenham shënon fitore të madhe

Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:12
Tottenham shënon fitore të madhe

Tottenham ka siguruar tre pikë të tjera të vlefshme, ndërsa ka rimarrë sërish vendin e katërt në renditjen e Premier League ose thënë ndryshe vijon të jetë seriozisht në garë me Arsenal-in për pjesëmarrjen në Champions League.

Ekipi i Antonio Contes fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Burnley-t, me golin e vetëm të kësaj sfide që u realizua nga Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 45+8’ pas një goditje nga pika e bardhë e penalltisë.

“Spurs” dominuan të gjithë takimin edhe pse më kërkues ishin në fraksionin e parë, por përtej kësaj nuk mundën të merrnin një rezultat më të thellë se 1-0.

Pas kësaj përballje Tottenham-it i ka mbetur edhe një ndeshje për të mbyllur sezoni, ajo ndaj Norwich, dhe aktualisht renditet në vend të katërt me 68 pikë, 2 më shumë se Asenal-i i vendit të pestë, por me “The Gunners” që kanë një ndeshje më pak.

Për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League, “Spurs” do u duhej të merrnin edhe një fitore dhe njëkohësisht që Arsenal-i maksimumi, në dy përballjet që i kanë mbetur ndaj Newcastle dhe Everton, të merrte një fitore dhe një barazim.

Ndërsa Burnley, që edhe sot dështoi vijon të jetë në zonën e rrezikut, teksa renditet në vend të 18-të me 34 pikë, por me një ndeshje më pak se Leeds i vendit të 17-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat