Shaipi e Hajrizi me Luganon fitojnë Kupën e Zvicrës

Futboll

Shaipi e Hajrizi me Luganon fitojnë Kupën e Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:56
Shaipi e Hajrizi me Luganon fitojnë Kupën e Zvicrës

Portieri Amir Shaipi e futbollisti Kreshnik Hajrizi, me ekipin e Luganos fitojnë Kupën e Zvicrës në futboll.

Lugano ka triumfuar me rezultat të thellë 4:1 ndaj St. Gallenit, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Wankdorf” në Bernë.

Për St. Gallenin vazhdon mallkimin në stadiumin “Wankdorf” dhe kësaj radhe për Kupë, pësoi debakël.

Pak kush ka pritur një fitore të thellë të Luganos. 

Futbollistët shqiptarë, Bastien Toma e Betim Fazliji, u paraqitën nga minuta e 73-të, por nuk mundën të bëjnë asgjë për St. Gallenin. Toma u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të.

Shaipi u paraqit titullar e Kreshnik Hajrizi nga minuta e 85-të, të cilët festojnë trofeun e çmueshëm.   

Për Luganon shënuan Celar (5'), Custodio (44'), Bottani (58'), Haile-Selassie (70') dhe për St. Gallenin Maglica (21').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat