Milan dhe Inter janë garë për titullin në Serinë A. Kuqezinjtë kryesojnë renditjen me një avantazh prej dy pikësh ndaj kushërinjve zikaltër dhe lufta mund të vendoset ditën e sotme.
Djalli do të presë në San Siro Atalanta-n në orën 18 për javën e 37-të të Serisë A, ndërsa zikaltrit do të luajnë në orën 20:45 në fushën e Cagliari-t.
Radja Nainggolan, ish-lojtar i Inter-it dhe Cagliari-t, ka folur në prag të përballjes me zikaltrit në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport, duke i dhënë një mesazh Nicolo Barella-s, lojtar i transferuar nga ekipi sard te milanezët para tre vitesh.
“Nuk e di çfarë do të bëja në vendin e tij, ndoshta nuk do ta kisha luajtur ndeshjen sepse kështu është më e lehtë”, ka thënë Nainggolan.
“E njoh Niciolo dhe edi sa e do Cagliari-n, por duhet të bësh ounën tënde dhe të kërkosh titullin. Nuk do ta ketë aspak të lehtë”.
Cagliari është në luftë për mbijetesë dhe një humbje mbrëmjen e sotme kundër Inter-it mund t’i kushtojë rënien në kategorinë e dytë të futbollit italian.