Milani duke se është gati për t’i siguruar shërbimet e qendërsulmuesit belg, Divock Origi.
Sipas gazetarit Italian dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos Milani po punon për detajet përfundimtare për të përfunduar marrëveshjen e Origit për një transferim të lirë.
Kontrata e tij me “Reds” i skadon në qershor të këtij viti.
Liverpooli është në dijeni të negociatave mes “Kuqezinjëve” dhe agjentëve të 27-vjeçarit, dhe propozimi i kontratës pothuajse gati.
Romano shton se, Origi tashmë ka informuar bordin e Liverpoolit se do të largohet.
Në 17 paraqitje me fanellën e Liverpoolit, Origi ka shënuar gjashtë here në këtë sezon dhe ka dhuruar katër asiste.