Prishtina e tronditur, Drita fiton, tetë gola në Lipjan
Prishtina tronditet, pëson si vendas humbje me 1:0 nga Drita e Gjilanit, në takimin e javës së 35-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Të dy ekipet luftuan deri në fund, por mysafirët fituan me golin e Simonovskit në minutën e 89-të.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prishtina renditet në vend të gjashtë me 48 pikë e Drita në të tretin me 61 sosh.
Shtatë gola në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Ulpiana fiton me rezultat 6:2 ndaj Feronikelit.